Politike

“Shqipëria meriton të ecë përpara në BE”/ Reagimi i parë nga maxhoranca, Balla: Eurodeputët kërkojnë miratimin e ku

8 Dhjetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
“Shqipëria meriton të ecë përpara në BE”/

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarjë kërkesën e eurodeputetëve, ku i kërkonin Këshillit miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Balla thekson se eurodeputetët kanë vlerësuar përpjekjet për reforma dhe për këtë arsye kërkojnë miratimin e kuadrit të negociatave.

Përshëndes thirrjen e eurodeputetëve nga grupet kryesore politike, anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, duke i kërkuar Këshillit miratimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e sotëm të Ministrave të Çështjeve Europiane. “Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anetarësimit në BE”, vlerësojnë eurodeputetët, duke nënvizuar përpjekjet e gjithëanëshme në reforma, në mënyrë të veçantë në fushën e drejtësisë, gjatë viteve të fundit, sikurse vlerësohet edhe në vlerësimin e Komisionit Europian,”-shkruan Balla.

LAJMI KRYESOR: 20 eurodeputetë kërkesë KE: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë të nisin para fundit të vitit. Shtyrja rrezikon besimin te BE

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 taulant balla celja e negociatave me be 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2020, 07:33

TIRANË-Sot shënohet 30 vjetori i lëvizjes studentore të dhjetorit e njëkohësisht dhe dita e rinisë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të...