Politike

Takimi me të rinjtë/ Basha përmend Ritën, Duan, Ava Max dhe Bebe Rexhën: Këngët e tyre buçasin në radiot e perëndimit

8 Dhjetor 2020, 12:11 Nga DOSJA
Takimi me të rinjtë/ Basha përmend Ritën, Duan, Ava Max dhe

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim virtual me të rinjtë e FRPD-së në kuadër të ditës së rinisë.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se krenohet me shqiptaret që po na bëjnë krenarë duke përmendur Rita Orën, Dua Lipën, Ava Max dhe Bebe Rexhën.


‘Kam udhëtuar shpesh dhe kam takuar të rinj shqiptarë që kanë kapur majat. Këngët e Rita Orës, Dua Lipës, Ava Max dhe Bebe Rexhës buçasin në radiot e perëndimit. Kam takuar inxhinierë në NASA, shkencëtarë, menazherë dhe kam takuar artistë që sot nderojnë Shqipërinë. Pse shkëlqejnë jashtë vendit dhe përse jo këtu’– u shpreh Basha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll