Politike

Kryesia e PS/ Spiropali: Nuk shkojmë në zgjedhje pa opozitën, PD me aletatët janë disa parti e jo opozita

24 Prill 2019, 19:51 Nga DOSJA
Kryesia e PS/ Spiropali: Nuk shkojmë në zgjedhje pa opozitën, PD

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialste ka dhënë një deklaratë për mediat. Spiropali tha se PS është e vendosur që të mos shkojë në zgjedhje pa opozitën, por shtoi se PD dhe aleatët e saj janë disa parti dhe nuk janë opozita e vendit.

Deputetja e PS shtoi më tej në fjalën e saj se shumë shpejt do të ketë mbledhje të Asamblesë së PS, e cila do të vendosë për koalicionet dhe për kandidatët për kryebashkiak.

PJESË NGA INTERVISTA:

Jemi të vendosur që të garantojmë një proces zgjedhor me shqiptarët dhe për shqiptarët.

Mendoni se këto zgjedhje do të jenë njësoj pa opozitën?

Ne nuk do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, ata nuk janë opozita janë disa parti që kanë zgjedhur të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor. E kanë marrë vendimin prej frikës. Arsyeja jonë është që shqiptarët të kenë zgjedhje.

Ka hapësirë për një rinegocim? 

Ne nuk jemi për të negocuar. Ne jemi një forcë politike. Ka 32 parti që janë regjistruar. Ne nuk do të marrim pjesë në luftë, por në zgjedhje. Shpresojmë që asnjë prej partive politike nuk e ka lënë mendja që të mos lejë shqiptarët pa votuar.

Bojkoti i PD-së në zgjedhje?

Nuk është e moralshme fare, është një turp që PD ka zgjedhur që të lërë në rrugë zgjedhësit e saj. Është hera e parë që disa parti të mblidhen dhe të mos të marrin pjesë në zgjedhje.

Kandidatët për kryebashkiak?

Ne jemi duke punuar, sot ishte mbledhja e Kryesisë, shumë shpejt sipas afateve që jep kodi ne do përcakotojmë koalicionet dhe kandidatët. Do bëjmë përzgjedhjet më të mira dhe do zgjedhim në bazë të kontiburit që ata kanë në PS.

Kandidat me më shumë se 3 mandatate?

Do të disktuohet në Asamblenë e PS, ende nuk është vendosur asgjë.

Protesta e PD-së nesër?

Është një përpjekje për të destabilzimin e vendit dhe për ta çuar Shqipërinë në hapa pas. Ne jemi duke punuar për të mirën e vendit dhe për ta çuar sa më para.

Me 10% votues do të njihen zgjedhjet?

Ne do hyjmë në zgjedhje dhe pastaj do të shohim pjesëmarrjen e votuesve ata do të zgjedhin ofertën më të mirë dhe do të shohim se sa do jetë pjesëmarrja.

(K.M. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali kryesia e ps kryesia e ps 24 prill 2019 zgjedhje pa opoziten elisa spiropali kryesia e ps kryesia e ps 24 prill 2019 zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll