Politike

​30 vite nga Lëvizja Studentore e dhjetorit, Rama poston foton e tij: Privilegj i jashtëzakonshëm i të qenurit pjesë akti

8 Dhjetor 2020, 07:15 Nga DOSJA
​30 vite nga Lëvizja Studentore e dhjetorit, Rama poston foton e tij:

TIRANË– Në ditën e Rinisë përpos mesazhit të Monika Kryemadhit, edhe kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim për të gjithë të rinjtë.

Rama ka postuar në Facebook një foto të rinisë së tij e përkrah saj shkruan se 30 vite janë shumë në rrugën e një njeriu që ka kaluar nga një diktaturë ekstreme në një demokraci funksionale. Ndër të tjera ai shkruan se ka qënë privilegj të ishte pjesë aktive e përpjekjeve të të rinjve.

’30 VJET janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale. Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite’- shkruan Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 8 dhjetori dita e rinisë edi rama 8 dhjetori dita e rinisë edi rama

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2020, 07:02

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar të rinjtë për ditën e tyre. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se a...

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:37

TIRANË– Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, ka miratuar sot një rezolutë, me anë të së cilës, i bën thirrje qeverisë të bëjnë çdo përp...

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:20

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet onlin...