Politike

‘Koha për restart’/ Meta uron për 8 dhjetorin: Rinia duhet të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit!

8 Dhjetor 2020, 09:02 Nga DOSJA
‘Koha për restart’/ Meta uron për 8 dhjetorin: Rinia duhet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar të rinjtë për ditën e tyre. Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, Meta shkruan se sot i përulet me mirënjohje Azem Hajdarit dhe të gjithë djemve dhe vajzave që u përplasën të parët me dhunën e regjimit.

Më tej Meta shkruan se tashmë është koha e të rinjve për të përmirësuar të ardhmen e vendit tonë.

Postimi i plotë:

Gëzuar 8 Dhjetorin 1990!  Të bekuarën Ditën Kombëtare të Rinisë, Ditën e Studentëve, Ditën e Misionarëve që vranë frikën për të ndezur Pishtarin e Lirisë dhe Demokracisë në vendin e shqiponjave! Sot përulemi me mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit dhe atyre djemve e vajzave, të cilët u përplasën të parët me Dhunën e regjimit, duke frymëzuar një popull të tërë për kryengritje paqësore. Nderojmë shpërthimin e vullkanit të guximit marramendës rinor për të përmbysur regjimin më të ashpër izolues dhe shtypës në kontinent, por ndihemi dhe po aq borxhlinj që në tre dekada nuk kemi bërë aq sa duhet për të qenë aty ku e meritonin sakrificat e tyre. KOHA PËR RESTART!  Për rivendosjen e Demokracisë dhe Llogaridhënies!  Për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa! Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë dhe në fuqinë e aftësive të tyre për ta transformuar dhe përmirësuar cilësisht të ardhmen e popullit tonë.  KOHA PËR RESTART!  Për të guxuar! Për t’u bashkuar! Që Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit! Nëse jo Rinia, kush tjetër? Nëse jo sot, kur? DO T’IA DALIM ME SUKSES SEPSE NUK KEMI RRUGË TJETËR!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 8 dhjetori dita e rinisë ilir meta 8 dhjetori dita e rinisë ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2020, 07:33

TIRANË-Sot shënohet 30 vjetori i lëvizjes studentore të dhjetorit e njëkohësisht dhe dita e rinisë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të...

Politike 8 Dhjetor 2020, 07:02

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar të rinjtë për ditën e tyre. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se a...

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:37

TIRANË– Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, ka miratuar sot një rezolutë, me anë të së cilës, i bën thirrje qeverisë të bëjnë çdo përp...