Ditmir Bushati kujton 8 dhjetorin e 1990: Nuk ishte thjesht pikënisja e Lëvizjes Studentore, dita që ndau të shkuarën nga e
8 Dhjetor 2020, 09:22Nga DOSJA
TIRANË– Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kujtuar ditën e sotme 8 dhjetorin, ditën e rinisë.
Ai shkruan se të rinjtë po largohen nga vendi e se kjo po na privon nga talenti dhe energjia për ndryshim, e na bën të ndjehemi shpeshherë dështak, përballë aspiratave të tyre
Postimi i plotë:
ËNDRRA QË NUK DUHET SHUAR 8 Dhjetori i vitit 1990 nuk ishte thjesht pikënisja e Lëvizjes Studentore që përmbysi sistemin komunist, por dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja. Idealizmi, gëzimi dhe euforia shoqëruan revolucionin e Dhjetorit ‘90, në ballë të të cilit u vendosën intelektualët, për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Shpresat për rrënjosjen e demokracisë liberale dhe kapitalizmit ishin të mëdha. Ndryshe prej revolucioneve që njeh historia, forca kryesore shtytëse e revolucionit të Dhjetorit ‘90 nuk synoi pushtetin. Ajo ishte e etur për të shijuar frytet e lirisë. Mijëra shqiptar, të rinj e intelektual morën rrugët e Perëndimit për një jetë më të mirë. Largimi masiv i popullsisë në ato kohëra shprese, por edhe ankthi e varfërie, siç ishte periudha pas përmbysjes së sistemit e komunist, pati pasoja në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore, duke e bërë tranzicionin edhe me të vështirë. Ikja është varfërim i kapitalit njerëzor me pasoja të parikuperueshme për vendin. 30 vite më pas, të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria, sërish për një jetë më të mirë, për të shpëtuar nga thundra e tranzicionit dhe pasiguria që e shoqëron atë. Largimi i të rinjve na privon nga talenti dhe energjia për ndryshim, e na bën të ndjehemi shpeshherë dështak, përballë aspiratave të tyre. Në dekadën e katërt të tranzicionit dhe dekadën e tretë të shekullit 21, na duhet të mbajmë gjallë ëndrrën dhe idealet e Dhjetorit ‘90, që forca rinore e ndryshimit të triumfojë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka uruar të rinjtë për ditën e tyre. Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, Meta shkruan se sot i përulet me mirënjo...
TIRANË– Ambasada amerikane në Tiranë ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtar...
Politike 8 Dhjetor 2020, 07:33
TIRANË-Sot shënohet 30 vjetori i lëvizjes studentore të dhjetorit e njëkohësisht dhe dita e rinisë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të...
TIRANË– Në ditën e Rinisë përpos mesazhit të Monika Kryemadhit, edhe kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim për të gjithë të rinjtë.Rama ka postuar...
Politike 8 Dhjetor 2020, 07:02
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar të rinjtë për ditën e tyre. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se a...
TIRANË- Është hapur sërish debati në lidhje me draftin që doli para disa ditësh për ligjin anti-shpifje.Së fundmi avokati Adriatik Lapaj, i ftuar në e...
TIRANË- Një draft i publikuar gjerësisht mbi punimet në kodin penal në media dy javët e fundit ku thuhet se shpifja apo edhe memet do të jenë të dënueshme ...
TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji e ka konsideruar si një kërcënim kundrejt gazetarëve draftin që po qarkullon prej ditësh në media, për ndryshimin...
TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur për 3 prioritetet e saj në Shqipëri. Në një intervistë për ‘’Marshall Center Voices’’, Kim ka thënë, se Sh...
Politike 7 Dhjetor 2020, 17:37
TIRANË– Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, ka miratuar sot një rezolutë, me anë të së cilës, i bën thirrje qeverisë të bëjnë çdo përp...