Politike

FOTO/ Basha, Berisha dhe drejtuesit e PD, homazhe te monumenti i Azem Hajdarit në sheshin Demokracia në Qytetin Studenti

8 Dhjetor 2020, 09:51 Nga DOSJA
FOTO/ Basha, Berisha dhe drejtuesit e PD, homazhe te monumenti i Azem Hajdarit

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të PD, zhvilluan homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.

Homazhet u zhvilluan në kujtim të 8 Dhjetorit, Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.

Homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.

Ditën e sotme bëhen 30 vite që nga protesta e studentëve më 20 shkurt 1991, ku mijëra të rinj u nisën nga “Qyteti Studenti” drejt qendrës së Tiranës për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës.Rrëzimi i bustit ishte simbolika e rënies së një regjimi që po jetonte ditët e tij të fundit dhe që ishte paraprirë nga një seri zhvillimesh të ndryshimit të madh, i cili nisi me protestën e studentëve, grevën e tyre të urisë e pranimit të pluralizmit politik të Shqipërisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 8 dhjetori dita e rinisë lulzim basha 8 dhjetori dita e rinisë lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2020, 07:33

TIRANË-Sot shënohet 30 vjetori i lëvizjes studentore të dhjetorit e njëkohësisht dhe dita e rinisë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të...

Politike 8 Dhjetor 2020, 07:02

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar të rinjtë për ditën e tyre. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se a...