Aktualitet

U zgjodh në KLP, Vate Staka tërhiqet nga gara për Spak

Prokurori Vate Staka tërhiqet nga gara për SPAK. Staka, u zgjodh dy javë më parë si anëtar i KLP në vend të Antoneta Sevdarit.
Featured image of article: U zgjodh në KLP, Vate Staka tërhiqet nga gara për Spak Foto ilustruese

TIRANË- Prokurori Vate Staka është tërhequr nga gara për t’u bërë pjesë e SPAK, për shkak të emërimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lajmi është bërë i ditur në mbledhjen e sotme në KLP, ku është miratuar me shumicë votash edhe projektbuxheti për  periudhën 2020-2022 hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetin i KLP.

Vate Staka, u zgjodh në si anëtar i KLP në vend të  Antoneta Sevdarit, prokurores që u shkarkua nga Vettingu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me 135 vota pro dhe 81 kundër, Staka u zgjodh anëtari i ri i KLP nga 230 prokurorët e pranishëm, pas një debati të fortë mes kryeprokurores Arta Marku dhe prokurorit Sokol Malaj.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment