Aktualitet

Iu përmend paketa dhe emri i tij gjatë debatit, Ermal Mamaqi ndërhyn live në emision: Jam i prekur nga epitetet dhe mbiemrat

8 Dhjetor 2020, 07:25 Nga DOSJA
Iu përmend paketa dhe emri i tij gjatë debatit, Ermal Mamaqi

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi bëri një ndërhyrje mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’ pasi emri i tij u përmend në debatet e mëparshme.

Mamaqi u shpreh se ndaj tij janë përdorur mbiemra dhe epitete që e kanë prekur shumë. Më tej aktori tha se paketa është thjesht një prezantim, një pjesë shumë e shkurtër e një prezantimi të gjatë.

‘Do të ishte më etike që të më kishe thënë se do ta bëja emisionin dhe të futesha me video. Unë kam televizion tim që e kam ne celular dhe e kam 24 orë. Unë doja t’u ktheja përgjigje atyre persona që nuk kontrollojnë dot veten e tyre. Jam i prekur nga ato epitete ose mbiemrat që janë përmendur. Ajo që unë po bëj nuk prek dhe nuk shqetëson askënd. Unë eksperiencën time në karrierë, si njeri dhe si biznesmen, e kam përmbledhur në një paketë së bashku me profesionistë. Ajo që është transmetuar nga paketa është thjesht një prezantim, një pjesë e shkurtër e një prezantimi shumë të gjatë.’

I gjithë ky reagim u bë pasi në studio u përmend paketa e Mamaqit e cila i motivon njerëzit drejt karrierës së tyre për të qënë të suksesshëm. Paketa ka bërë bujë në rrjet pasi ka çmime mjaft të kripura.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal mamaqi ermal mamaqi

Sondazh

Poll