Aktualitet

Menduan se ishte armë, 25-vjeçari u drejtoi një copë dru efektivëve të Policisë, “bëmat” e të riut në vitin 2016

8 Dhjetor 2020, 06:54 Nga DOSJA
Menduan se ishte armë, 25-vjeçari u drejtoi një copë dru

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar me Klodian Rashën, i riu që u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ana e efektivit të Policisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Klodjan Rasha nuk kishte armë zjarri me vete dhe se efektivit i kishte drejtuar një copë dru. 

Rasha rezulton i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje dhe për pengmarrje, dy vepra penale që i ka kryer në vitin 2016.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha tirane efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha tirane

Sondazh

Poll