Aktualitet

8 Dhjetori/ Dita Kombëtare e Rinisë, 30 vite nga lëvizja e studentëve. Mesazhet e Ramës, Bashës, Kryemadhit, Metës dhe Yu

8 Dhjetor 2020, 06:58 Nga DOSJA
8 Dhjetori/ Dita Kombëtare e Rinisë, 30 vite nga lëvizja e

TIRANË– Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Për këtë ditë kanë ardhur mesazhet e liderëve të ndryshëm politikë në vend. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë dhënë mesazhet e tyre për këtë ditë të veçantë. Nuk ka munguar ai i presidentit Meta si dhe i amabasadores Yuri Kim.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 8 dhjetor dita e rinise 8 dhjetor dita e rinise

Sondazh

Poll