Aktualitet

ME FOTO: Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

8 Dhjetor 2020, 07:19 Nga DOSJA
ME FOTO: Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u

TIRANË– Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Klodian Rasha, i riu që u vra mbrëmjen e sotme në Tiranë nga një efektiv policie, pasi nuk iu përgjigj urdhërit për të ndaluar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivi i policisë ka qenë i vetëm kur ka vrarë të riun, ndërsa nuk dihet ende nëse 25–vjeçari ka pasur armë me vete apo jo. Policia në njoftimin zyrtar e hedh poshtë. 

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll