Sport

“Shqipëria kundërshtar aspak i rehatshëm”, trajneri i Polonisë e njeh forcën e kuqezinjëve

7 Dhjetor 2020, 21:55 Nga DOSJA
“Shqipëria kundërshtar aspak i rehatshëm”, trajneri i

POLONI-“Anglia është favoritja kryesore, Hungaria ka përparuar, ndërsa Shqipëria është një kundërshtar aspak i rehatshëm”. Jerzy Brzeczek trajneri i Polonisë e ka komentuar kështu shortin e hedhur në Zyrih, në të cilin kuqezinjtë janë shortuar në Grupin I kundër Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës e San Marinos. Një lloj shmangie për të thënë se kualifikimi në një grup të tillë do të jetë një mision i pamundur.

“Në teori, Andorra dhe San Marino janë kundërshtarët më të lehtë, por unë do të paralajmëroja të gjithë që të mos kishin vetëkënaqësi. Më kujtohet si futbollist kur luajta kundër San Marinos dhe fituam 1-0 pasi Jan Furtok shënoi gol me dorë.

Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm. Kemi disa lojtarë që luajnë në Premier League, sidoqoftë ne duhet të shohim potencialin e rivalëve tanë dhe puna që po bën Gareth Southgate tregon se Anglia do të jetë gjithashtu favorit në Euro.Përfundon trajneri polak.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jerzy brzeczek polonia jerzy brzeczek polonia

Sondazh

Poll

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:39

Vajza e Mourinjos në biznesin e diamantëve

ANGLI – Hoze Mourinjo duket se nuk është i vetmi në familjen e tij që merret dhe kujdeset për bizhuteritë dhe sendet me vlerë. Trajneri portugez, aktualisht nën...

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:58

Tirana europiane e finales së madhe

TIRANE – Tre ish-futbollistë të Shqipërisë shprehen, se kjo është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por kryesisht për Shqipërinë. Një ...