Sport

Reina: “Me Strakoshën kam marrëdhënie shumë të mira”

7 Dhjetor 2020, 16:22 Nga DOSJA
Reina: “Me Strakoshën kam marrëdhënie shumë të

ITALI – Tomas Strakosha ende nuk po arrin të rifitojë vendin e tij në formacionin bazë të Lacios. Kjo sigurisht për shkak të meritës së spanjolit Pepe Reina, i cili po paraqitet mjaft mirë, që nga koha kur zëvendësoi portierin kuqezi, i cili u detyra të mungonte për shkak të Covidit. Reina, ka qenë prezent në konferencën e së hënës për shtyp, teksa mes temave të tjera, ka folur edhe për raportin e tij me Tomas Strakoshën.

“Të gjithë punojmë për të pasur një numër sa më të lartë paraqitjesh. Raporti im me Strakoshën është i shkëlqyer, bëjmë maksimumin duke mësuar nga njëri-tjetri. Është avantazh fakti që si unë, ashtu edhe ai, jemi gati të luajmë në çdo moment.

Ky duhet të shihet si fat për skuadrën. Nuk duhet të ketë polemika. Unë tani jam i lumtur, por është për t’u vlerësuar edhe puna e Tomasit në çdo stërvitje, e jashtëzakonshme”, u shpreh Reina.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:39

Vajza e Mourinjos në biznesin e diamantëve

ANGLI – Hoze Mourinjo duket se nuk është i vetmi në familjen e tij që merret dhe kujdeset për bizhuteritë dhe sendet me vlerë. Trajneri portugez, aktualisht nën...

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:58

Tirana europiane e finales së madhe

TIRANE – Tre ish-futbollistë të Shqipërisë shprehen, se kjo është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por kryesisht për Shqipërinë. Një ...