Sport

Djali i Maradonës:  Nëse dikush ka faj për vdekjen e babait tim do ta paguaj

7 Dhjetor 2020, 17:56 Nga DOSJA
Djali i Maradonës:  Nëse dikush ka faj për vdekjen e babait

ARGJENTINË-Djali i futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona, Diego Jr është shprehur se nëse dikush është fajtor për vdekjen e babait të tij do ta paguaj shtrenjtë. Në një intervistë për mediat ai ka thënë se pas operacionit që Maradona bëri në kokë ishte shumë mirë. Më tej ai tha se lajmin mbi vdekjen e babait të tij e ka mësuar nga disa gazetarë pasi ai vetë kishte qenë i shtruar në spital për shkak të Covid-19. Ai gjithashtu tha se Maradona ishte shumë njeri i mirë dhe se meritonte më shumë kohë që të rrinte me nipërit dhe mbesat e tij. Në fund Diego Jr tha se periudha që ka qendruar me të atin ishte kohë më e bukur për të.

“Unë kisha një telefonatë me babain pas operacionit të tij në kokë dhe folëm me video, unë e pashë me sytë e mi, ai ishte mirë dhe qeshte. Pastaj unë u infektova me koronavirus dhe e kisha të pamundur të kisha një bisedë me babain së bashku me fëmijët e tjerë. Në rast se dikush ka pasur faj për vdekjen e babait tim, atëherë do e paguajnë. Para se të shtrohesha në spital me koronavirus, unë kërkova mjekë shtesë te babai, pas operacionit të tij. Unë isha në spital, disa miq gazetarë nga Spanja, më njoftuan për vdekjen e babait, pastaj telefonova në Argjentinë dhe ma konfirmuan këtë. Ne kishim nevojë të rrinim më shumë bashkë. Ai e meritonte të shijonte nipërit e mbesat e tij. Unë jam shumë fetar dhe mendoj se fundi i udhëtimit vjen për të gjithë ne sepse koha e Zotit është e përsosur. Unë isha i lumtur me babanë tim,” tha ai.

Diego Maradona një nga figurat kryesore të futbollit, ndërroi jetë në datën 25 dhejtor si pasojë e një arresti kardiak.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego armando maradona diego jr diego armando maradona diego jr

Sondazh

Poll