Sport

Nëntë vjet më vonë, Ronaldo vs Messi në Champions League: ja tabutë për tu thyer nga Juventus dhe CR7

7 Dhjetor 2020, 15:34 Nga DOSJA
Nëntë vjet më vonë, Ronaldo vs Messi në Champions

EUROPË-Nëntë vjet nga hera e fundit, Champions League është gati të ri-përqafojë përplasjen në fushë të dy mbretërve të saj: Barcelona-Juventus që do të luhet ditën e martë dhe do të jetë Cristiano Ronaldo kundër Messit. Sfidë që në Europë mungon prej 9 vjetësh mes çështjeve të shortit e problemeve fizike, herën e fundit që portugezi mungoi ishte në ndeshjen e 28 tetorit për shkak të Covid-19. Në Stadium, përfundoi 2-0 për blaugrana e për këtë arsye bardhezinjtë – që janë të kualifikuar – kanë nevojë për minimumi një 3-1 për të kaluar grupin si e parë e të garantojë një short më të mirë në 1/8.

Situata e grupit G e sheh Barçën përpara Juventusit pikërisht në sajë të fitores që mori në përballjen direkte për të përmbysur situatën, skuadra e Pirlos nduhet të bëjë më mirë në përballjen e kthimit. Me 3-1 bardhezinjtë do të kishin avantazhin e më shumë golave të shënuar në transfertë në përplasje direkte.

Kjo është arsyeja pse Juventus shpreson me gjithë forcën e talismanit CR7, i cili ka një stimul shtesë që rrjedh nga sfida e drejtpërdrejtë ndaj rivalit të tij prej kohësh: në pesë precedentët europianë nuk ka shënuar kurrë kundër Messi, që ndërkohë e ka vënë firmën e tij tre herë. Një tabu nga ato që i japin portugezit motivim të madh.

Do të nevojitet Ronaldo më i mirë (15 gola në 20 ndeshjet e fundit kundër Barcelonës) sepse edhe Juventus duhet të thyejë një tabu të vogël: ata nuk kanë shënuar kundër katalanasve për gati 400 minuta, goli i fundit daton në Prill të vitit 2017, ai i Chiellinit që mbylli 3-0 në vajtjen e çerekfinaleve. Për më tepër Barça është e pamundur kundër vardhezinjve në katër ndeshjet e fundit dhe e vetmja fitore në transfertë mbi katalanasit i përket 2003 (2-1 me Zalayeta-gol në shtesë), pastaj një 0-0 (2016/17) e një 0-3

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona juventus messi ronaldo barcelona juventus messi ronaldo

Sondazh

Poll