Sport

Duka: “Grup i vështirë, bëhemi gati për Euro 2024”!

7 Dhjetor 2020, 20:51 Nga DOSJA

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas shortit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” që njohu Shqipërinë me kundërshtarët në këtë aventurë të re.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, presidenti i FSHF-së pranon se shorti na ka vënë në një grup të vështirë, por ai beson se kombëtarja kuqezi do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje dhe nuk duhet të bëjë asnjë hap fals. Sipas tij, objektivi i përfaqësueses shqiptare duhet të jetë vendi i tretë, por ai thekson se duhet të besojmë se mund të shkojmë edhe në zonën “play-off”.

“Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë. Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare.

Do të ishte e bukur një fitore në ‘Wembley’. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin.  Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon.

Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojmë play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”,– shkruan presidenti Duka në reagimin e tij pas shortit në faqen e tij në Facebook.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andorra anglia armand duka hungaria katar 2022 kombetarja kuqezi polonia presidenti i fshf-se san marino shorti i boterorit andorra anglia armand duka hungaria katar 2022 kombetarja kuqezi polonia presidenti i fshf-se san marino shorti i boterorit

Sondazh

Poll

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:39

Vajza e Mourinjos në biznesin e diamantëve

ANGLI – Hoze Mourinjo duket se nuk është i vetmi në familjen e tij që merret dhe kujdeset për bizhuteritë dhe sendet me vlerë. Trajneri portugez, aktualisht nën...

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:58

Tirana europiane e finales së madhe

TIRANE – Tre ish-futbollistë të Shqipërisë shprehen, se kjo është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por kryesisht për Shqipërinë. Një ...