Sport

Vajza e Mourinjos në biznesin e diamantëve

7 Dhjetor 2020, 16:39 Nga DOSJA
Vajza e Mourinjos në biznesin e diamantëve

ANGLI – Hoze Mourinjo duket se nuk është i vetmi në familjen e tij që merret dhe kujdeset për bizhuteritë dhe sendet me vlerë. Trajneri portugez, aktualisht nën udhëheqjen e Totenhemit në Premier League, ka arritur që ta mbajë këtë skuadër për momentin në krye të Premier League.

Preferencën dhe tërheqjen e tij ndaj bizhuve, Mourinjo duket se ia ka trashëguar më së miri vajzës së tij, Matilde Faria Mourinho Felix. Ajo është diplomuar në kolegjin e modës dhe të dizajnit “Kont Nast” në muajin gusht të këtij viti, por që nga 6 maji i është futur botës së biznesit, duke krijuar një markë bizhush të quajturMATILDE Sustainable Jewellery”, një shoqëri që qendrën e ka në Londër.

Kjo shoqëri, sipas edhe përshkrimit që ka në faqen në internet, përdor vetëm flori të ricikluar dhe diamante të kultivuar në laborator, ambalazhe ekonologjikë dhe të gjitha proceset e përpunimit janë transparent.

Më 2 dhjetor, ajo nxorri koleksionin e saj të parë. “Gjithmonë i kam dashur bizhutë, pasi kanë fuqinë që të tregojnë historinë tënde pa qenë nevoja për shumë fjalë,” – deklaroi Matilde në prezantimin e saj të parë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:58

Tirana europiane e finales së madhe

TIRANE – Tre ish-futbollistë të Shqipërisë shprehen, se kjo është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por kryesisht për Shqipërinë. Një ...