Sport

Vdekja e Maradonës, dalin konkluzionet e para të hetimit: Pakujdesi të rënda mjekësore

7 Dhjetor 2020, 14:09 Nga DOSJA
Vdekja e Maradonës, dalin konkluzionet e para të hetimit: Pakujdesi

ARGJENTINË-Hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradonës vazhdojnë dhe në Argjentinë, raportuar nga La Nacion, janë publikuar konkluzionet e para të hetimit të Prokurorisë së San Isidro, me implikime shqetësuese: “Sjellje fajtore e mjekëve, një rast i neglizhencës serioze”. Aq sa kanë filluar të përcaktohet përgjegjësitë penale, me akuzat e vrasjes së qëllimshme. Raporti i gjyqtarëve thotë se: “Maradona nuk u monitorua, pra nuk iu nënshtrua mbikëqyrjes së vazhdueshme mjekësore, sikurse e kërkonte gjendja e tij, dhe ai nuk po merrte ndonjë ilaç për sëmundjet e tij të zemrës”.

Përgjegjësia bie mbi Leopoldo Luque, i identifikuar si mjeku personal i Pibe: së pari nuk ishte ai – megjithëse e kishte lënë të kuptohej – që operoi trurin e ish-futbollistit më 3 nëntor, por ishte vetëm pjesë e ekipit mjekësor në mbështetje.

Për më tepër, ishte gjithmonë Luque, me drejtorin të klinikës Olivos, i cili nënshkroi letrën e daljes nga spitali Sëiss Medical që sugjeronte të shkonte përpara me trajtimin psikiatrik, klinik dhe rehabilitues në një institucion ad hoc. Në vend të kësaj, Maradona u kthye në shtëpi dhe ndihma e tij “ndodhi në çorganizim total”. Aq sa Luque u bind që të pushonte nga puna infermieren e parë Gisela Madrid, të cilën Maradona nuk e donte: por, sipas gjykatësve, një pacient duhet “të trajtohet sipas praktikës edhe kundër vullnetit të tij”.

Hetimi e përcakton Luque si “të dashuruar me Pibe, ai donte të hynte në histori si mjeku që kishte shpëtuar Maradonën, që kishte besim të verbër tek ai”. Gjykatësi Diaz nuk kërkoi arrestimin e mjekut sepse “nuk ka rrezik arratie”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leopoldo luque maradona leopoldo luque maradona

Sondazh

Poll