Sport

Mposhtet Ballkani në Gjilan, kampionët e Dritës kapin kreun…

6 Dhjetor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Mposhtet Ballkani në Gjilan, kampionët e Dritës kapin

KOSOVE – Pas 15 javësh, ndryshon renditja në Ipko Superrligën e Ksovës. Ballkani, skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi, mundet 2-1 nga kampionët e Dritës së Gjilanit, çka ka sjellë edhe ndryshimin në kreun e klasifikimit.

Sulmuesi shtatlartë Kastriot Rexha, me dopiedën e realizuar, u shndërrua në “hero” për skuadrës e Dritës. Ai shënoi në minutën e 31-të, për të realizuar më pas golin e fitoren në minutën e 45-të. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, kampionët gjilanas arritën ta menaxhonin rezultatin 2-1 dhe ta fitonin këtë takim, i cili u dha edhe kreun e renditjes në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka u përpoq, por nuk ia arriti të ndryshonte rrjedhën e lojës. Sulmuesi i saj Mirlind Daku shënoi në minutën e 44-t, por ky barazim ishte i përkohshëm. Për Dakun, ky ishte goli i 21-të personal në këto 16 javë kampionat.

Sakaq, skuadra e Llapit fitoi në Podujevë duelin e drejtëpërdrejtë për mbijetesën Llapi, duke fituar lehtësisht 2-0 Besën e Pejës, që pozicionohet në vendin e fundit. Golat për Llapin u shënuan në pjesën e parë nga Veliu (3’) dhe Hoti (10’).

Pas javës së 16-të të Ipko Superligës së Kosovës, renditjen e kryeson Drita e Gjilanit me 36 pikë, e ndjekur nga Ballkani me një pikë më pas, Prishtina me 25 pikë, Gjilani me 23, Feronikeli, Arbëria dhe Trepça ‘89 me nga 20, Drenica me 18, Llapi me 16 dhe Besa e Pejës mbyll tabelën me 6 pikë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballkani i suharekes drita e gjilanit ipko superliga e kosoves kastriot rexha llapi mirlind daku trepaa ballkani i suharekes drita e gjilanit ipko superliga e kosoves kastriot rexha llapi mirlind daku trepaa

Sondazh

Poll