Sport

“Gjithmonë prezent dhe deçiziv”, Roma mori një barazim ndaj Sasuolos, por Marash Kumbulla vlerësohet nga mediat

6 Dhjetor 2020, 18:29 Nga DOSJA
“Gjithmonë prezent dhe deçiziv”, Roma mori një

ITALI-Marash Kumbulla ka lënë më në fund pas krahëve makthin e COVID-19 dhe është kthyer shumë shpejt në fushën e lojës me skuadrën e Romës, në një ndeshje shumë të komplikuar për ekipin e tij që përballej me surprizën e këtij edicioni në Serinë A, Sasuolon.

Kumbulla u rreshtua në fushë që nga minuta e parë në këtë duel që rezultoi shumë i vështirë për Romën, sidomos pas minutës së 40 kur mbeti me 10 lojtarë pasi Pedro u ndëshkua me karton të kuq. Kjo tensionoi situatën, aq sa edhe trajneri Fonseka protestoi ashpër kundër gjyqtarit pas një goli të anulluar, duke sjellë edhe largimin e tij nga fusha e lojës para kohe.

Një 90 minutësh që përfundoi në 0-0,ndërsa në përfundim të ndeshjes mediat italiane kanë vlerësuar me nota pozitive paraqitjen e Marash Kumbullës.

LA GAZZETA DELLO SPORT

Marash Kumbulla (Nota 6)- Gjithmonë prezent dhe deçiziv

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla roma marash kumbulla roma

Sondazh

Poll