Sport

“Provo të më ndalosh”,Ibrahimovic si Rocky Balboa, stërvitet në dëborë dhe mezi pret rikthimin në fushë

6 Dhjetor 2020, 14:25 Nga DOSJA
“Provo të më ndalosh”,Ibrahimovic si Rocky Balboa,

MILANO-Milan ka treguar në këto dy ndeshje se mund të fitojnë edhe pa të, por Zlatan Ibrahimovic po nxiton të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. I detyruar të jetë jashtë në ndeshjen ndaj Sampdorias programuar ditën e dielë ora 20:45, sulmuesi suedez postoi një video në rrjetin e tij social Instagram duke u stërvitur në dëborë.

 

 

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Video e shoqëruar me një frazë tipike të karakterit të suedezit: “Provo të më ndalosh”. Pas koronavirusit, lojtari u detyrua të jetë disa javë jashtë fushave për shkak të një problem që pati në ndeshjen e 22 nëntorit ndaj Napolit, por duke parë imazhet e fundit, kthimi nuk duket shumë larg.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll