Aktualitet

Vakancat në ‘Kushtetuese’! Kim e Soreca ‘ultimatum’: Çoni emrat në Presidencë e Kuvend. S’ka arsye që vendet bosh

7 Dhjetor 2020, 13:24 Nga DOSJA
Vakancat në ‘Kushtetuese’! Kim e Soreca

TIRANË– Ambasadorët ndërkombëtarë në Shqipëri kërkojnë plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti. Ditën e sotme ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim kërkon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të mblidhet brenda javës për të përfunduar vlerësimin e kandidatëve, për t’u dërguar më pas edhe listën e plotë Presidentit dhe Kuvendit. Në thirrjen e saj, Kim shton se politika shqiptare duhet që të tregojë vullnet për plotësimin e vakancave.

Pas mesazhit të Kim, një reagim ka ardhur edhe nga ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka shtuar se KED duhet që të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira, bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias.

Pas thirrjes së dy diplomatëve në Shqipëri, KED është mbledhur në orën 13:30, ndërsa mësohet se ka dakordësi për emrat e personave të kualifikuar për të vazhduar garën brenda 15 dhjetorit. Deri më tani KED ka kualifikuar tre kandidatë që plotësojnë kriteret, Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma, ndërsa sot Gjykata Administrative e Apelit riktheu në garë Zhaklina Peton.

Gjykata Kushtetuese aktualisht janë dy vende vakande për gjyqtar, ndërkohë që drejtimin e përkohshëm e ka marrë Vitore Tusha, e cila ishte e vetmja anëtare e mbetur nga Vettingu. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Në fillim të këtij sesioni parlamentar, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi premtoi në emër të institucionit që përfaqëson se “Kushtetuesja” do të bëhet funksionale brenda 1 janarit 2021.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese vendet vakante ne gjykaten kushtetuese yuri kim gjykata kushtetuese vendet vakante ne gjykaten kushtetuese yuri kim

Sondazh

Poll