Aktualitet

Sa larg jemi nga imuniteti i tufës? Përgjigjet Eugena Tomini, tregon si do i kalojnë qytetarët festat e fundvitit në kohë

7 Dhjetor 2020, 12:10 Nga DOSJA
Sa larg jemi nga imuniteti i tufës? Përgjigjet Eugena Tomini, tregon

Këtë fundvit duhet të festojmë ngushtë, në familjet tona. Ka qenë kjo këshilla që ka dhënë shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini, në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC. Duke theksuar se deri në ardhjen e këtyre festave kemi ende shumë kohë përpara, Tomini tha se ky vit duhet të konceptohet si një vit i festimit brenda familjes së vogël.

“Jo të shkojmë ne te festa, por festa të vijë tek ne. Duhet të festojmë ngushtë këtë vit.”

Ndërsa, e pyetur në lidhje me denoncimin e bërë nga Partia Demokratike lidhur me shifrat e viktimave nga Covid-19 në Shkodër, Eugena Tomini tha se nuk është mirë që t’i jepet situatës ngjyrë politike.

“Unë si specialiste e sëmundjeve infektive në shëndetin publik nuk do t’i jepja ngjyra politike situatës. Personalisht, jo vetëm në emër të bluzës së bardhë që unë mbaj, çdo mjek e ka detyrimin që të përballet edhe me vdekjen. Nuk do ta politizoja këtë lloj elementi. Është tepër kritike edhe për familjarët e atyre që kanë humbur jetën. Mosdeklarimi do peshonte mes familjarëve të atyre që kanë vdekur dhe tek bluzat e bardha….”

Kurse, sa i përket imunitetit të masës, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha jemi ende shumë larg këtij stadi.

Realisht, situata e transmetimit të Covid, ne jemi në një nivel stacionar. Niveli ka qenë edhe më i lartë, para 6 apo 8 javëve. Aktualisht niveli i përhapjes është 1.09. 1.1 për qind. Pra, nivel stacionar.

“Është e vështirë të themi nëse e kemi arritur një imunitet të tufës. Jemi akoma larg. Masat e kombinuara, me shpresën e një vaksinë… të gjitha bashkë mund të sjellin imunizimin.”

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini koronavirusi ne shqiperi eugena tomini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 11:28

SHKODËR– Personi i fundit që takoi Xhulio Prela, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ishte Pjetër Gavoçi. 26-vjeçari shkoi në ...