Aktualitet

Pas thirrjes nga Kim dhe Soreca, KED mblidhet ditën e sotme

7 Dhjetor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Pas thirrjes nga Kim dhe Soreca, KED mblidhet ditën e sotme

TIRANË– KED mblidhet sot për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim i KED, e cila nga ana e saj u zgjodh përmes shortit të hedhur në presidencë në datën 4 Dhjetor, vjen pas thirrjeve të bëra publike nga ana e ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigi Soreca të bëra më herët gjatë ditës.

Gjykata Kushtetuese aktualisht janë dy vende vakande për gjyqtar, ndërkohë që drejtimin e përkohshëm e ka marrë Vitore Tusha, e cila ishte e vetmja anëtare e mbetur nga Vettingu. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit në Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Në fillim të këtij sesioni parlamentar, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi premtoi në emër të institucionit që përfaqëson se “Kushtetuesja” do të bëhet funksionale brenda 1 janarit 2021.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ked vendet vakante ne gjykaten kushtetuese gjykata kushtetuese ked vendet vakante ne gjykaten kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 11:28

SHKODËR– Personi i fundit që takoi Xhulio Prela, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ishte Pjetër Gavoçi. 26-vjeçari shkoi në ...