Aktualitet

Anulohet koncesioni Milot-Fier, Ministria: Kompania nuk plotësonte kriteret e përcaktuara

7 Dhjetor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Anulohet koncesioni Milot-Fier, Ministria: Kompania nuk plotësonte kriteret

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka anuluar tenderin për rrugën Milot-Fier. Sipas ministrisë, projekti është anuluar pasi oferta nuk përputhet me kriteret. Sipas të dhënave, gara është anuluar pasi nuk është përmbushur kushti teknik siç është koha e ndërtimit të këtij segmenti. Në njoftimin e tenderit, Ministria kërkonte 5 vite afat për të përmbushur investimin, ndërsa kompania në garë ka kërkuar 8 vite kohë.

Gjithashtu mësohet se kompania është ofruar për të ndërtuar 115 kilometrat e këtij segmenti duke vendosur një tarifë prej 0.62 euro për kilometër, më të ulët se baza prej 0.75 euro e vendosur nga qeveria shqiptare. Tenderi për rrugën ‘Milot-Fier’ u hap nga MIE në 1 korrik të këtij viti.

Për segmentin 115 kilometra (53 km të reja dhe 62 km ekzistuese) vlera totale e investimit ishte parashikuar 1.8 miliardë euro, duke përfshirë TVSH dhe shpronësimet dhe tarifat e riskut të koncesionarit. Ishte parashikuar që autostrada të ishte me pagesë, ku taksapaguesve do t’u duhej të paguanin 0.075 euro për kilometër.

Për Milot-Fier që do jepej me koncesion, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë nga 2.5 deri në 6 herë më shumë në krahasim me Bybass e Tiranës, që do ndërtohet në kuadër të projekteve të axhendës së ndërlidhjes së Ballkanit, me grante e financime ndërkombëtare.

Kosto e ndërtimit të Milot-Fier është gjithashtu të paktën dy herë më e lartë se projekte të ngjashme në vendet fqinje, psh Nis-Merdare, projekt i financiar nga Bashkimi Europian.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tenderi milot-fier tenderi milot-fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 11:28

SHKODËR– Personi i fundit që takoi Xhulio Prela, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ishte Pjetër Gavoçi. 26-vjeçari shkoi në ...

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 10:55

Si po shpërndahet vaksina COVID-19

Që prej rasteve të para me coronavirus nisën të dukeshin në fillim të këtij viti, kompanitë farmaceutike nisën garën e paprecedentë për të shpenzuar në zhvillim...