Aktualitet

Rama nuk përfillet nga kryebashkiakët e PS! Pas Erion Isait, edhe Armando Subashi shkel rregullat anti-COVID, njerëzit ‘miz

7 Dhjetor 2020, 11:56 Nga DOSJA
Rama nuk përfillet nga kryebashkiakët e PS! Pas Erion Isait, edhe

TIRANË– Koronavirusi duket se është “shuar” në qytetin e Fierit. Ditën e djeshme në qendër të qytetit janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve, ndërkohë që nuk mungonin as qytetarët.


Me qindra ishin mbledhur në qendër të qytetit për të parë nga afër momentin e ndezjes së dritave të Krishtlindjeve duke injoruar rregullat e vendosura të koronavirusit, të vendosura nga qeveria. Edhe pse nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona, kryebashkiaku socialist Armando Subashi ka zgjedhur t’i injorojë. Ai bëhet kryebashkiaku i dytë në vend që thyen rregullat anti-COVID, pasi Erion Isai mori pjesë në festën e ditëlindjes së aktorit të humorit, Bes Kallaku.

Ndërkohë që në çdo shkelje të opozitës, Rama nuk rri pa komentuar dhe pa i tërhequr vëmendjen, ndërsa për socialistët e tij s’ka bërë asnjë koment dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritat ne fier fier masat shtrenguese anti-covid dritat ne fier fier masat shtrenguese anti-covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 11:28

SHKODËR– Personi i fundit që takoi Xhulio Prela, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ishte Pjetër Gavoçi. 26-vjeçari shkoi në ...

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 10:55

Si po shpërndahet vaksina COVID-19

Që prej rasteve të para me coronavirus nisën të dukeshin në fillim të këtij viti, kompanitë farmaceutike nisën garën e paprecedentë për të shpenzuar në zhvillim...