Aktualitet

E vranë me plumb në zemër! Polici Xhulio Prela s’e nxorri dot armën nga brezi, zbardhet emri i personit të fundit që

7 Dhjetor 2020, 12:38 Nga DOSJA
E vranë me plumb në zemër! Polici Xhulio Prela s’e nxorri

LEZHË– Pjetër Gavoçi, nga fshati Kosmaç i Shkodrës, është personi i fundit që ka parë të gjallë Xhulio Prelën, efektivin e Policisë së Shtetit që u vra dy ditë më parë me një plumb në zemër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gavoçi është kunati i djalit të tezes së Xhulio Prelës, i cili pasi po kthehej nga Britania e Madhe i kishte kërkuar që të dilte dhe ta priste në orën 01:00 të orëve të para të mëngjesit dhe ta çonte në banesën e tij në Kosmaç për shkak se kishte leje për të qarkulluar, pavarësisht masave të orës policore, e vendosur prej koronavirusit. 

Pasi kishte pranuar që ta merrte ‘mikun’, Xhulio shkoi për të darkuar në banesën e prindërve të tij në Lezhë dhe pasi konsumoi gatimet u largua në drejtim të Rinasit. Pasi e ka dërguar në shtëpi, edhe pse Gavoçi i ka ofruar disa herë që të qëndronte në Shkodër, Xhulio ishte nisur për në Tiranë, pasi kishte lënë vetëm të fejuarën e tij nga Fieri. Gjatë kthimit të tij për në Tiranë, në rrugën Lezhë-Milot, efektivi i policisë ka parë një automjet që kishte dalë nga makina dhe i kishte bërë shenjë me një elektrik dore. Duke menduar se i kërkoi ndihmë, Prela ktheu mbrapsht mjetin e tij, duke iu afruar personit që i bëri shenjë. Në momentin që ka ulur xhamin, ai është qëlluar për vdekje. Sipas Policisë së Shtetit, ka shumë gjasa që Prela ta ketë pasur të njohur agresorin. Edhe pse i armatosur, pistoleta e Prelës nuk është përdorur për asnjë moment, as për vetëmbrotje pasi agresori nuk i ka lënë kohë. Deri më tani mësohet se Prokuroria ka identifikuar 3 të dyshuarit kryesorë të vrasjes por nuk i ka bërë me dije emrat e tyre për arsye hetimore.

Në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria e Lezhës, ngrenë dyshime të forta se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e Xhulio Prelës, por me një konflikt të disa viteve më parë. Mësohet se Xhulio, është përfshirë në një rrahje fizike të një personi, konflikt i cili tashmë është në lupën e hetuesve të policisë së Lezhës. Por nuk dihet se për çfarë konflikti bëhet fjalë. 

Gazetari Eltn Qyno, i ftuar nw studion e “Report TV”, tha se hetuesit janë rikthyer në zonë për të analizuar kamerat e bizneseve, por edhe për të kuptuar nëse ka pasur dëshmitarë, duke shoqëruar në Komisariat shumë prej tyre. Në pyetje janë marrë dhe familjarë të 26-vjeçarit. Ndërsa gazetarja Anila Hoxha, bëri me dije 26-vjeçari kishte kërkuar rritje në detyrë dhe teksa ndiqte studimet, paguhej vetëm me 190 mijë lekë të vjetra. Sipas saj, ai kishte kërkuar para borxh, pistë që po hetohet nga prokurori i çështjes.

Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh duke hapur një tjetër pistë për të hetuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 11:28

SHKODËR– Personi i fundit që takoi Xhulio Prela, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ishte Pjetër Gavoçi. 26-vjeçari shkoi në ...