Aktualitet

Aksident me dy të plagosur, vjedhje, drogë, mbajtja pa leje e armëve, vihen në pranga 5 persona në Tiranë

7 Dhjetor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Aksident me dy të plagosur, vjedhje, drogë, mbajtja pa leje e

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale, nga aksidenti me dy të plagosur, vjedhje, drogë, mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Në pranga kanë rënë: një 24 vjecar për prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike, një 36 vjecar për vjedhje, një 29 vjecar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur si dhe E. Xh., 41 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” ka lejuar muzikë dhe klientë në ambientet e lokalit, në kundërshtim me Aktin Normativ

Njoftimi i policise:

Forca e posaçme “Shqiponja”, ka ndaluar për kontroll në rrugën “Frang Bardhi”, mjetin me drejtues shtetasin F. H.Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike (përforcues grushti). Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit F. H., banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -S. P., 36 vjeç, pasi ka vjedhur çantën e shtetases D. M., ku ka pasur një shumë parash; -H. Ç., 51 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit J. M., 30 vjeç, pasi në segmentin rrugor Peqin–Rrogozhinë, mjeti me drejtues shtetasin H. Ç. dhe pasagjer shtetasin J. M. ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe pasojë janë dëmtuar dy personat që ishin në karrocë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 29 vjeç, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. Ll., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vetëgjyqësia”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë dy persona për mos zbatim të masave të vendosura për të frenuar përhapjen e Covid-19. Gj. R., 46 vjeç, pasi tek sheshi “Willson”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e lokalit dhe fikjen e muzikës; E. Xh., 41 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” ka lejuar muzikë dhe klientë në ambientet e lokalit, në kundërshtim me Aktin Normativ. Materialet iu dërguan Prokururise.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona në tiranë arrestohen 5 persona në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 10:55

Si po shpërndahet vaksina COVID-19

Që prej rasteve të para me coronavirus nisën të dukeshin në fillim të këtij viti, kompanitë farmaceutike nisën garën e paprecedentë për të shpenzuar në zhvillim...