Aktualitet

Autobusi me 50 shqiptarë në Kakavijë kthehet pas, 2 rezultuan pozitiv me COVID-19, pasagjerët nuk e besojnë: Ato me letra g

7 Dhjetor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Autobusi me 50 shqiptarë në Kakavijë kthehet pas, 2 rezultuan

KAKAVIJË– Një autobus me rreth 50 shqiptarë që po shkonin drejt Greqisë për të punuar është kthyer pas gjatë ditës së sotme pasi 2 prej pasagjerëve rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit rezultuan të tillë pas testit të shpejtë që iu bë në pikën e kalimit kufitar.

Shqiptarët e infektuar kishin bërë testin PCR në një laborator privat në vend, ku edhe kishin rezultuar pozitivë. Ndërkohë që vendimi i marrë nga autoritetet greke në kufi për kthimin pas të të gjithë pasagjerëve të tjerë nuk është pritur mirë nga këta të fundit pasi kishin firmosur kontrata pune. Edhe pse mund të jenë infektuar nga pandemia, ata kanë ngritur pretendimet se testet e shpejta janë mashtrime për të ndaluar punëtorët sezonal nga Shqipëria për në Greqi.

“Thonë që jemi me COVID, na e kanë shkruar kot që jemi pozitiv, janë të gjitha mashtrime. Ata që ishin me letra greke i kaluan, ndërsa ne që jemi punëtor sezonal na kthyen, pse ata nuk i zë? Vetëm neve na zë?,“- tha një qytetar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 10:55

Si po shpërndahet vaksina COVID-19

Që prej rasteve të para me coronavirus nisën të dukeshin në fillim të këtij viti, kompanitë farmaceutike nisën garën e paprecedentë për të shpenzuar në zhvillim...