Aktualitet

SHERR me thika brenda lokalit në Durrës, disa plagosen, 3 persona në pranga

7 Dhjetor 2020, 10:44 Nga DOSJA
SHERR me thika brenda lokalit në Durrës, disa plagosen, 3 persona

TIRANË– Policia ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas të cilët u përfshinë në një sherr në një lokal në Ishëm të Dyrrësit.

Në pranga ranë tre shtetas që goditën me mjete të forta dhe prerëse tre të tjerë, si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili u gjobit edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, ka ndaluar për kontroll në rrugën “Frang Bardhi”, mjetin me drejtues shtetasin F. H. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike (përforcues grushti). Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit F. H., banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:-S. P., 36 vjeç, pasi ka vjedhur çantën e shtetases D. M., ku ka pasur një shumë parash;-H. Ç., 51 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit J. M., 30 vjeç, pasi në segmentin rrugor Peqin–Rrogozhinë, mjeti me drejtues shtetasin H. Ç. dhe pasagjer shtetasin J. M. ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe pasojë janë dëmtuar dy personat që ishin në karrocë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 29 vjeç, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. Ll., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vetëgjyqësia”.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasit:Gj. R., 46 vjeç, pasi tek sheshi “Willson”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e lokalit dhe fikjen e muzikës;E. Xh., 41 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” ka lejuar muzikë dhe klientë në ambientet e lokalit, në kundërshtim me Aktin Normativ.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 shtetas ne tirane arrestohen 5 shtetas ne tirane

Sondazh

Poll