Aktualitet

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 43 vjeçari

7 Dhjetor 2020, 07:32 Nga DOSJA
Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës,

GJIROKASTËR– Një 43 vjecar është arrestuar nga policia pasi po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës. I arrestuari i vinte në ndihmë emigrantëve për të kaluar kufirin në këmbim të parave.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. T., i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantët me mjetin tip “Mercedez Benz”.

Njoftimi i policise:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 6”. Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet një automjet. Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 6”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., i cili u kap në afërsi të fshatit Glinë, duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 43-vjecari po transportonte emigrante arrestohet 43-vjecari po transportonte emigrante

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 18:57

TIRANË– Indrit Taullai, anëtari i Bandës së Durrësit që u vu në pranga pasditen e sotme në Kosovë, është një person mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare...