Aktualitet

Teste e shpejta në Shqipëri/ Publikohet VIDEO se si do të aplikohen, rezultati brenda 15-30 minutash. Mjeku Shpëtim Qyra: Nu

7 Dhjetor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Teste e shpejta në Shqipëri/ Publikohet VIDEO se si do të

TIRANË– Që prej ditës së sotme ka nisur aplikimi i testeve të shpejta për Covid-19 në Kryeministri Rama ka publikuar një video ku tregohet dhe mënyra dhe procedura për testin e shpejtë. Siç shihet në video pasi bëhet testi, rezultati mund të dalë brenda 15 ose 30 minuta. Lajmin për nisjen e testeve në vendin tonë e bëri yë ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi se në vendin tonë do të ketë 100 mijë kite të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërkohë, ditën e sotme Manastirliu ka bërë të ditur se fillimisht testet do të hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

Ndërkohë, mjjeku Shpëtim Qyra, dhe  ka shpjeguar se si do të kryhet testimi i shpejtë në Shqipëri, ndërsa drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tregoi se si do të procedohet në fazën e aplikimit të testve të shpejta si dhe sqaroi rolin e mjekut të familjes në këtë proces

Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, në vendin tonë testet e shpejta nuk do të bëhen me tenda në rrugë por nëpër qendra shëndetësore duke shtuar riskun e infeksionit. Të gjithë ata që dyshojnë se janë të infektuar do të duhet që t’i referehen qendrës shëndetësore përkatëse në Tiranë, duke rrezikuar veten; të tjerët por edhe stafin mjekësor duke përhapur infeksionin.

Aktualisht, referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, teksa jemi me mbi 20 mijë të infektuar aktivë, në spital po trajtohen 479 pacientë, ku nuk mungojnë ata në terapi intensive dhe të intubuar.

Ndërkohë që prej ditësh numri i të infektuave ka qënë mbi 800 raste ditore pozitive me COVID-19, megjithatë pavarësisht numrit të lartë shtrimet në spital kanë ardhur në rënie.

(k.m/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 18:57

TIRANË– Indrit Taullai, anëtari i Bandës së Durrësit që u vu në pranga pasditen e sotme në Kosovë, është një person mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare...