Politike

Mblodhi firma për Patozin, nis “hakmarrja” e demokratëve, Isa Sakja i shkarkon nipin nga Ujësjellësi

24 Prill 2019, 17:12 Nga DOSJA
Mblodhi firma për Patozin, nis “hakmarrja” e demokratëve,

Mblodhi firma për Bindjen Demokratike, por kjo i kushtoi vendin e punës. Marvi Shamata, banues në Kavajë, është pushuar dje nga puna. Drejtori i Ujësjellësit ia ka komunikuar madje edhe me justifikimin që është urdhër nga lart.

Anëtari i Partisë Demokratike, i afërm i Halit Shamatës, ish – ministrit të Arsimit gjithashtu ish eksponent i PD, Marvi Shamata ka një lidheje akoma më të afërt me Astrit Patozin, nëna e tij e ka vëlla.

I aktivizuar për partinë e re të dajës, pasi mblodhi qinda firma në kohë rekord, u gjend pa punë pikërisht ditën kur firmat shkuan në Gjykatë.

I pyetur nga Dosja.al, Marvi Shamata, tha se nuk dëshironte të fliste për këtë çështje pasi e quante të mbyllur.

Burime nga Kavaja thonë se shkarkimi i tij është bërë me kërkesën e PD-së dhe me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Isa Sakja.

Pas pushimit nga puna, mësohet te Marvi Shamata ka vendosur të aktivizohet me kohë të plotë tek Bindja Demokratike.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi isa sakja kavaje marv shamata partia bindja demokrate shkarkohet nga puna nipi i patozit astrit patozi isa sakja kavaje marv shamata partia bindja demokrate shkarkohet nga puna nipi i patozit

Sondazh

Poll