Politike

Rama ‘ngujon’ për 4 orë Kryesinë, Spiropali: 61 kandidatët vendosen në Asamble, s’ka negociata me opozitën

24 Prill 2019, 17:13 Nga DOSJA
Rama ‘ngujon’ për 4 orë Kryesinë, Spiropali: 61

TIRANË– Prej katër orësh socialistët kanë zhvilluar një mbledhje Kryesie në selinë e partisë.

Mësohet se në fokus të mbledhjes kanë qënë tre pika kryesore: situata politike në vend; menaxhimi dhe përgatitja për fushatën elektorale dhe  përzgjedhja e 61 kandidatëve për Bashkitë, emrat e të cilëve do të prenzantohen në Asamblenë e radhës.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama njëkohësisht edhe kryetari i PS-së, ka pasur mbi tryezën e tij sondazhet e zhvilluara për lidhur me figurat e kandidatëve. Zgjedhja e emrave do të bëhet në bazë të këtyre sondazheve dhe të kontributit që secili anëtar ka në parti.

Pas mbledhjes në një deklaratë për mediat doli ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali e cila u shpreh se maxhoranca nuk do të shkonte në zgjedhje pa opozitën por duke mos lënë pa theksuar faktin që për maxhorancën PD dhe aleatët nuk janë opozitë, por vetëm disa parti.

Ne nuk do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, ata nuk janë opozita janë disa parti që kanë zgjedhur të jenë pjesë e procesit. E kanë marrë vendimin prej frikës,”-tha Spiropali.

Spiropali më tej shtoi se në Asamblenë e radhës, e cila do të mbahet para datës 13 maj, do të bëhen publik dhe kandidatët për kryebashkiak nga PS.

Sa i përket publikimit të emrave të 61 kandidatëve të zgjedhjeve lokale, ata do të prezantohen para datës 13 maj, e cila përkon me afatin e fundit për regjistrimin e emrave zyrtarë që do të garojnë për zgjedhjet lokale.

(a.b./k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kryesia e ps zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale 2019 edi rama kryesia e ps zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll