Aktualitet

I bashkohet Elgit Doda, Veliaj tregon 5 prioritetet për të rinjtë gjatë vitit 2021: Karta studentore do të njihet në të g

6 Dhjetor 2020, 14:58 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kryer një bisedim më disa të rinjë për të diskutuar projetbuxhetin e vitit 2021. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe këngëtari Elgit Doda. Veliaj në lidhje me planet për vitin e ardhshëm, tha se Bashkia do të ketë 5 prioritete për të rinjtë: mbështetja me kreditë e buta, shkollat e reja, karta e studentit, bibliotekat dhe akademitë e kodimit. Ai gjithashtu e cilësoi Tiranën si një nga vetmet bashki në rajon që inkurajon strehimin e të rinjve.

“Ne jemi ndoshta e vetmja bashki që inkurajon strehimin e të rinjve, sidomos çifteve të reja. E kemi vënë kusht që aplikuesit duhet të jenë nën 35-vjeç, meqë percaktimi i Kombeve të Bashkuara për të rinjtë është mosha nën 35, dhe mosha e te dyve duhet të jetë nën 70-vjeç. 1000 apartamente në Tiranë shiten vetëm falë kredive të buta që jep Bashkia e Tiranës, ku ne paguajmë interesin dhe çifti i ri paguan vetëm prinicipalin”, deklaroi Veliaj.

Ndërkohë, ai bëri të ditur shtimin e shërbimeve me tarifa të reduktuara ose zero për studentët që kanë Kartën e Studentit. Bashkia e Tiranës është në prag të firmosjes së marrëveshjes për Kartën Studentore Europiane, që automatikisht do ta njohë dhe të vlejë kudo në Europë.

“Jemi në prag të firmosjes së marrëveshjes me Kartën Studentore Europiane, që automatikisht ajo të njihet edhe në vende te tjera. Duke bërë njesimin me Kartën Studentore Europiane, ajo do vlejë kudo në Europë”, deklaroi Veliaj.

Në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar operatorë, të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të kartës së studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.

Karta është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, ne të cilat eshte afishuar stikeri me logon “karta e studentit”. Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet përmes kësaj karte janë të aksesueshme në faqen ueb dhe në aplikacionin karta e studentit.

Veliaj bëri të ditur se një vëmendje të veçantë gjatë 2021, ka edhe përfundimi i shkollave të reja. “Tirana është kthyer e gjitha në kantier. Kemi buxhetuar këtë vit shkollat e reja, në total 17 shkolla të Bashkisë dhe 14 shkolla që i bëjmë bashkë me qeverinë. Shkolla “Sami Frashëri” ka hedhur themelet. Po ndërtojmë shkollë të re në zonën e “Don Boskos”, duke filluar nga Kthesa e Kamzës, Pallatet Gintash, të gjitha pallatet e Institutit Bujqësor, që në fakt nuk kanë patur asnjë shkollë. Tani në të dyja polet, po ndërtojmë shkollen “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” tek “Don Bosko” dhe po ndërtojmë “Nënë Terezën” dhe “Kenedin” në Institut Bujqësor”, tha Veliaj.

Prioritet do të ketë dhe shtimi i terreneve sportive, e veçanërisht i palestrave të reja, që do të shërbejnë edhe si hapësira komunitare pas mësimit. “Ne kemi hapur 63 palestra në Tiranë që përdoren pas mësimit. S’kishim asnjë, tani kemi 63 dhe kemi edhe një listë pritjeje me 63 të tjera”, nënvizoi Veliaj.

Puna do të vijojë edhe për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit, si dhe hapjen e 6 biblioteka e të reja gjatë vitit 2021.Teksa u tregoi të rinjve rrugëtimin e tij në fushën e artit, këngëtari i njohur Elgit Doda u bëri thirrje atyre që të ndjekin modelin e punës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrijnë aty ku ata duan.

Erion Veliajt i janë bashkuar edhe emra të tjerë të muzikes si Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elgit doda erion veliaj elgit doda erion veliaj

Sondazh

Poll