Aktualitet

Nuk iu bind urdhërit! Ndalohet nga policia moderatori Flavio Qarri

6 Dhjetor 2020, 09:53 Nga DOSJA
Nuk iu bind urdhërit! Ndalohet nga policia moderatori Flavio Qarri

TIRANË– Moderatori Flavio Qarri është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia e shtetit. Qarri është shoqëruar për në ambientet e komisariatit.

Këtë e konfirmoi dhe avokati Altin Goxhaj i cili po ashtu është gjobitur pasi ishte pa maskë në rrugë. Goxhaj doli në një video live në rrjetin social Facebook, aty ku tregoi efektivët e policisë që po e gjobisin, ndërkohë që bën me dije se është arrestuar moderatori.

‘Policia arrestoi familjarisht Flavio Qarrin dhe më pas mua, me të njëjtin polic gjys burrë e gjys gru që ka caktu Partia me na e pastru me shkumë dhe brisk . Nesër do bëj kallzim penal me 6 vepra penale të konsumuara nga dylberët e Rilindjes.’- shkruan avokati në Facebook.

Policia nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë ndalim, e njëjta gjë dhe nga ana e moderatorit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet moderatori flavio qorri arrestohet moderatori flavio qorri

Sondazh

Poll