TRE PISTAT/ Hesapet e pambyllura të vëllait në Angli, hetuesit shtrijnë ‘tentakulat’ jashtë Shqipërisë për vrasjen e
6 Dhjetor 2020, 14:38Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.alka zbardhur detaje në lidhje me pistat se ku janë fokusuar hetimet për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Xhulio Prela. Një ditë pas krimit të rëndë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se po kërkohet informacion në Angli, vend ku Prela ka të vëllanë emigrant. Fakti që vëllai i viktimës mund të ketë ndonjë hesap të pambyllur është një prej pistave të hetimit.
Një tjetër pistë është ai i grabitjes. Grupi hetimor po heton faktin se efektivit mund t’i jetë bërë pritë për ta grabitur, por kjo ngjarje ka pëfunduar me ekzekutimin e të riut. Pista e fundit është ajo e ndonjë konflikti të çastit apo e ndonjë konflikti për shkak të detyrës që Prela ka pasur më herët. Siç ka deklaruar dhe babai i viktimës, para dy vitesh, i biri ka pasur një konflikt me një person në Lezhë. Si pasojë e këtij konflikti, ai thotë se Xhuljo u detyrua të trasferohej në Shkodër.
Gjithashtu, Dosja.al ka mësuar se është kërkuar edhe sekuestrimi i tabulateve telefonike të viktimës. Në telefonin e Xhulio Prelës nuk është gjetur asgjë, pasi siç duket ai fshinte çdo telefonatë që të mos linte gjurmë. Por fakti që pak para ekzekutimit, ka biseduar me dikë përmes telefonit, ka nxitur autoritetet të kërkojnë zbardhjen e tabulateve. Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Por në pamje është mjaft i vështirë identifikimi i automjetit të autorëve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë që ka penguar dhe pamjen e plotë.
Pas ngjarjes, makina e autorëve është larguar përgjatë superstradës në drejtim të Laçit dhe pa shkuar në Milot janë futur në një rrugë dytësore. Më tej nuk është parë më asgjë prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Albert Demirneli, prokuror në Prokurorinë e Tiranës do të përballet të hënën më 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet ...
KOSOVE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ditën e sotme ku një person, shtetas turk është ekzekutuar me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se vras...
TIRANË– Policia e Shtetit ka ndarë mesazhin e Njësisë “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në lidhje me shantazhet që ndodhin online.Në njoftim thuhet se...
TIRANË– Themelues i ‘Health Revolution’, Hetem Ramadani ka deklaruar se ka gjetur kurën e duhur që i shëron njerëzit nga COVID-19.Teksa ka qënë i ftu...
TIRANË-Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ paraqitet e tensionuar ditën e sotme. Bëhet e ditur se autoambulancat janë në rradhë dhe prej orësh po presim q...
TIRANË– Aktori i humorit, Julian Deda ka dalë në mbrojtje të Kico Londos i cili u shkarkua nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Deda e q...
VLORË– Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës është pezulluar ditën e sotme për shkak të kushteve hidrometeorologjik...
TIRANË– Moderatori Flavio Qarri është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia e shtetit. Qarri është shoqëruar për në ambientet e komisariatit.Këtë e konfir...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se është arrestuar një 21-vjeçar ...