Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike, vihet në pranga 27 vjeçari në Tiranë, autor i dy vjedhjeve të mëparshme

6 Dhjetor 2020, 10:17 Nga DOSJA
Shpërndante lëndë narkotike, vihet në pranga 27

TIRANË–  Policia ka arrestuar një 27 vjeçar pasi shpërndante lëndë narkotike. I riu me inicialet M.Q është ndaluar në kryeqytet aty ku zhvillon dhe aktivitetin e jashtëligjshëm të shpërndarjes së drogërave të forta.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.R, si dhe me datë 30.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit R.Sh.

Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qera nga ky shtetas, policia gjeti dhe sekuestroi 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Njoftimi i policise:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të vjedhjes së automjeteve. Sekuestrohen 167 doza me lëndë narkotike heroinë. Kapet dhe arrestohet një 27-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. I arrestuari edhe autor i dy vjedhjeve të automjeteve në Qarkun e Tiranës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të automjeteve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, goditën një tjetër rast të paligjshmërisë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të vjedhjes së automjeteve si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M.Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar ky shtetas. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecari arrestohet 27 vjecari

Sondazh

Poll