Aktualitet

Turku vret turkun në Prishtinë, viktima dhe autori ishin në një makinë, e qëlloi nga sedilja e pasme (FOTO+EMRI))

6 Dhjetor 2020, 12:48 Nga DOSJA
Turku vret turkun në Prishtinë, viktima dhe autori ishin në

KOSOVE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ditën e sotme ku një person, shtetas turk është ekzekutuar me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se vrasja ka ndodhur në lagjen Dardania, në Prishtinë.

Referuar njoftimit të policisë, i dyshuari dhe viktima (të dy shtetas turq), kanë qenë brenda të njëjtës makinë.  Autori  ka qenë i ulur në sediljen e pasme të mjetit, ka qëlluar me armë zjarri drejt viktimës dhe për pasojë, ky i fundit ka humbur jetën.

Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është futur në banesën e tij. Efektivët e kanë basitsur godinën dhe kanë arritur që të mësojnë emrin dhe të gjejnë një foto të autorit të ngjarjes. Arma e krimit është gjetur rreth 100-150 metra larg vendit të krimit, në një kosh plehrash.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. 

(kle.mu;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në kosovë vritet turku ne kosove vrasje në kosovë vritet turku ne kosove

Sondazh

Poll