Aktualitet

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliu, VOA: Prej vitesh u përfshi në mediat më të rëndësishme në vend

5 Dhjetor 2020, 17:31 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliu, VOA: Prej vitesh u përfshi në

TIRANË– Themeluesi i televizionit informativ shqiptar “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në një spital të Turqisë ku ai gjendej prej shumë ditësh, i prekur nga Koronavirusi. Në një betejë të gjatë me sëmundjen, zoti Hysenbelliu, nuk ja doli të rezistonte, pasi gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar.

Kasem Hysenbelliu prej vitesh të tëra ishte përfshirë në botën e medias. Fillimisht punoi për një kohë të gjatë administrator i të përditshmes më të madhe shqiptare “Gazeta Panorama”. Ndërsa më pas, administrator i mediave të tjera të rëndësishme të grupit Hysenbeliu, si News24, Balkanëeb e Gazeta Shqiptare. Prej vitit 2017, kur themeloi televizionin informative “Fax News”, Kasem Hysenbelliu ishte president i kësaj medie.

Për ndarjen e tij nga jeta, përveç përfaqësuesve të shumtë të botës së mediave që kanë bashkëpunuar me të, gazetarë e analistë, sot shprehën hidhërim, edhe autoritetet më të larta shtetërore e politike të vendit.

Marrë nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kasem hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu kasem hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll