Aktualitet

U vra me plumb në zemër/ Prej vitesh jetonte në Tiranë, kjo është shtëpia e efektivit të FNSH, Xhulio Prelës në Yzberi

5 Dhjetor 2020, 17:14 Nga DOSJA
U vra me plumb në zemër/ Prej vitesh jetonte në Tiranë, kjo

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Mësohet se 26-vjeçari Xhulio Prela prej vitesh jetonte në zonë e Yzberishtit në Tiranë.

Nuk dihet ende përse i riu ishte zhvendosur në kryeqytet kur prej vitesh ishte dërguar për shërbim në Shkodër. 

Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është vrarë pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Prela, një polic i ri, me 2 vite eksperiencë, një vit në Lezhë e më pas është transferuar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një plumb që ka marrë pranë zemrës i ka marrë jetën. Prela është gjetur i vrarë në Gajush rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll