Rritja e rasteve me Covid-19/ Shefja e ISHP-së: Më 31-dhjetor vendi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00, sqaron kur do të
5 Dhjetor 2020, 17:14Nga DOSJA
TIRANË- Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ditën e sotme ka bërë të ditur se natën e Vitit të Ri pra më datë 31 dhejtor, vendi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00. Në një intervistë për ReportTv, Bino ka thënë se kjo masë do të merret për shkak të eleminuar grumbullimet për shkak të koronavirusit. Sa i përket mbylljes totale, Bino ka thënë se një masë e tillë do të vendoset duke marrë parasysh shtimin e rasteve dhe të viktimave në vend.
“Do vlerësohen të gjitha shifrat. Infektimet, por dhe vdekjet e më pas do marrim një vendim tjetër. Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur. Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup. Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit.”– ka thënë Bino.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Lezha është tronditur mëngjesin e sotëm me vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANË– Hamdi Shullani, komandanti i FNSH në Shkodër ka folur lidhur me vrasjen e Xhulio Prelës, efektivi i këtij reparti që u ekzekutua në orët e para të ...
LEZHË– Personi që Xhulio Prenla ka marrë në Rinas ishte mik i vëllait të 26-vjeçarit, dhe jetonte bashkë me të në Britani të Madhe. Ai ka dëshmuar n...
BELGJIKË– Një shpërndarës drogë është prangosur pasi së fundmi në Belgjikë pasi fotot e rreme të publikuara, ku dukej si torturuar për vdekje nga bandat ri...
TIRANË -Ndarja nga jeta e Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli ka trishtuar të gjithë botën e medias dhe jo vetëm. Bashkëpunëtorët e tij kanë shprehur...
TIRANË- Gazetarja dhe moderatorja, Eni Vasili ka reaguar pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasëm Hysenbelliu.Teksa i ka shpr...
GREQI-Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme nga policia greke, ku janë arrestuar dhe tre shqiptarë.Sipas mediave greke, bëhet e ditur se gjatë a...
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Fier ku si pasojë ka mbetur i plagosur 27-vjeçar. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur ...
TIRANË– Irfan Hysenbelliu vëllai i presidentit të Fax Neës, Kasem Hysenbelliu ka përcjellë një mesazh prekës për humbjen e trishtë.Irfan Hysenbelliu...