Aktualitet

26-vjeçari u ekzekutua me plumb në zemër, flet komandanti i FNSH: Ishte më i miri në repartin e Shkodrës, djalë me inteli

5 Dhjetor 2020, 17:03 Nga DOSJA
26-vjeçari u ekzekutua me plumb në zemër, flet komandanti i

TIRANË– Hamdi Shullani, komandanti i FNSH në Shkodër ka folur lidhur me vrasjen e Xhulio Prelës, efektivi i këtij reparti që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shullani është shprehur se 26-vjeçari ishte një ndër efektivët më të mirë.

“Njihej si efektivi më i mirë i repartit të Shkodrës. Vazhdonte akademinë e Sigurisë. Një djalë me inteligjencë të lartë. Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen. Nuk gjej dot fjalë. Pjesën tjetër nuk e di, janë autoritetet që do flasin. Ndër djemtë e rrallë që kam takuar në Policinë e shtetit. Si e ka patur situatën nuk e di. Deri në momentet që ka mbyllur sytë unë e kam njohur kështu,”- ka thënë Shullani për Abc News.

Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është vrarë pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Prela, një polic i ri, me 2 vite eksperiencë, një vit në Lezhë e më pas është transferuar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një plumb që ka marrë pranë zemrës i ka marrë jetën. Prela është gjetur i vrarë në Gajush rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hamdi shullani vritet xhulio prela xhulio prela hamdi shullani vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll