Aktualitet

I vodhi ngarkesën e drogës bandës shqiptare/ Gabriel C. nuk di ku të futet, tentoi t’i shpëtojë hakmarrjes duke shpikur

5 Dhjetor 2020, 16:51 Nga DOSJA
I vodhi ngarkesën e drogës bandës shqiptare/ Gabriel C. nuk di ku

BELGJIKË– Një shpërndarës drogë është prangosur pasi së fundmi në Belgjikë pasi fotot e rreme të publikuara, ku dukej si torturuar për vdekje nga bandat rivale, nuk arritën të bindnin autoritetet. Gabriel C u dënua me katër vjet burg në 18 nëntor pasi tentoi të priste 113kg kokainë te ardhura ne portin belg te Antëerp në vitin 2016.

Sipas mediave lokale, tregtari i drogës, i njohur gjithashtu si “Sponge Fingers”, organizoi vdekjen e tij dy herë në një përpjekje për t’ju fshehur një bande të pamëshirshme shqiptare, e cila dyshonte se i riu u kishte grabitur një ngarkesë droge. Gjatë kërkimeve të tyre per trafikantin bandat rivale raportohet se kishin bastisur disa shtëpi me kallashnikovë dhe granata dore.

Së pari ai u përpoq ta bënte sikur ishte mbytur në një liqen në Gambia, Afrikë. Por përpjekja e tij nuk funksionoi dhe ai u përpoq srish duke publikuar foto ku dukej i “dhunuar” nga “armiqtë e tij”.

Në foto e inskenuara ai kishte skalitur fjalën “hajdut” në dukje me gjak në gjoks, ndërsa ishte i lidhur në një karrige dhe i mbuluar me gjak nga disa prerje. Ai u zhduk rreth një vit më parë, nga frika e një sulmi nga banda shqiptare por u prangos nga Policia. 

Me 5 vit burg mbi supe, dënim i marrë në vitin 2015, tanimë ai përballet me rrezikun se do të jetë 9 vite pas hekurave.  Avokati i Gabriel C tha se klienti i tij është penduar për veprimet e tij dhe kërkon pezullim të dënimit pasi ka grua dhe fëmijë.

Marrë dhe përkthyer nga The Sun

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda shqiptare ne belgjike belgjike gabriel c banda shqiptare ne belgjike belgjike gabriel c

Sondazh

Poll