Aktualitet

Vrasja në pritë e efektivit të FNSH-së/ 15 të shoqëruar, po hetohet edhe për grabitje. Pse u ekzekutua 26-vjeçari

5 Dhjetor 2020, 17:10 Nga DOSJA
Vrasja në pritë e efektivit të FNSH-së/ 15 të

TIRANË– Lezha është tronditur mëngjesin e sotëm me vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 15 persona që dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë motiv.

Prokurori Erjon Shehaj, i cili po drejton hetimet i tha BIRN se po shikohet edhe mundësia e një grabitjeje, por nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes.

26-vjeçari kishte rreth 4 vjet në forcat e rendit dhe njihej si një person mjaft pozitiv, me rezultate shumë të mira në Akademinë e Sigurisë. Pasi kishte kryer shkollën e policisë 26-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Lezhë ku ka punuar rreth dy vite si efektiv i policisë së rendit dhe më pas është transferuar tek FNSH-të e Shkodrës. Deri më tani  Policia deri tani nuk ka asnjë provë që e implikon të ndjerin me personazhe problematik.

Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është vrarë pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Prela, një polic i ri, me 2 vite eksperiencë, një vit në Lezhë e më pas është transferuar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një plumb që ka marrë pranë zemrës i ka marrë jetën. Prela është gjetur i vrarë në Gajush rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon shehaj vritet xhulio prela xhulio prela erjon shehaj vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll