Aktualitet

MESAZHI PREKËS/ Irfan Hysenbelliu pas vdekjes së vëllait: Humbëm djalin e përkushtuar dhe babanë model. Do mbështesë gji

5 Dhjetor 2020, 15:23 Nga DOSJA
MESAZHI PREKËS/ Irfan Hysenbelliu pas vdekjes së vëllait:

TIRANË– Irfan Hysenbelliu vëllai i  presidentit të Fax Neës, Kasem Hysenbelliu ka përcjellë një mesazh prekës për humbjen e trishtë.

Irfan Hysenbelliu u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë ngushëlluar familjen e tij për këtë humbje të parakohshme, ndërsa shton se me ndarjen nga jeta të Kasemit familja ka humbur djalin, babanë shembullor e të përkushtuar dhe vëllanë e pazevëndësueshëm.

Hysenbelliu shkruan pas humbjes së vëllait tij do të jetë, në mbështetje të plotë të fëmijëve të tij të mrekullueshëm, që të çojnë përpara aspirarat dhe në përmbushje të vullnetit të vetë Kasemit.

Mesazh i z. Irfan Hysenbelliu, për ndarjen nga jeta të vëllait Kasëm Hysenbelliu:

Të dashur miq dhe të afërm të familjes Hysenbelliu, kolegë dhe bashkëpunëtorë të vëllait tim të ndjerë!

Një falenderim kolektiv për të gjithë ju do të ishte shumë pak, për të shprehur mirënjohjen time të thellë për gjithë mesazhet e ngushëllimit dhe mbështetjes që na keni ofruar në këtë ditë dëshpërimi. Situata që po kalojmë më detyron t’ju drejtohem publikisht e t’ju kërkoj ndjesë që s’mund të komunikoj dot me secilin prej jush.

Sot familja humbi Kasëmin, në një dhimbje që s’mund të përshkruhet me fjalë: ne humbëm djalin e përkushtuar e babain model, bashkëshortin ideal e vëllain e pazëvendesueshëm, xhaxhain e dajën e dhimbsur, një njeri zemërbardhë. Ju, në një solidaritet unikal, na treguat se Kasëmi s’ishte vetëm “familjari model” por edhe një shok e mik i çmuar, drejtues i aftë, koleg e bashkëpuntor i vyer, njeri vizionar e i përkushtuar, mik i të gjithëve.

Faleminderit nga zemra secilit prej jush!

Jam thellësisht i tronditur nga kjo humbje e rëndë dhe të ndahemi prej tij do të jetë tepër e vështirë, por nuk do të na mungojë forca për ta mbështetur fort trashëgiminë e Kasëmit si edhe të gjitha projektet e nisura prej tij, në mënyrë që ato të shkojnë përpara, në veçanti televizioni Fax News. Pas humbjes së vëllait tim të shtrenjtë, do të jem gjithashtu në mbështetje të plotë të fëmijëve të tij të mrekullueshëm, që të çojnë përpara aspirarat dhe në përmbushje të vullnetit të vetë Kasemit.

Ai iku për të na lënë të gjithëve në trishtimin e mungesës së tij, pa humorin e hollë, e planet e pafundme. Por edhe pse s’mundemi ta kemi më fizikisht Kasëmin, asgjë s’do ndryshojë në vazhdimin e misionit të tij. Bashkëshorja dhe fëmijët, gjithë familja e tij e madhe, jemi të gjithë bashkë, për të përjetësuar projektet dhe veprën e tij. Faxnews dhe Faxweb, produktet e shpirtit e mendjes së Kasëmit do të mbështeten pa kursyer asgjë për të përmbushur ëndrrën e Kasëmit, vëllait tim të paharruar. U prehtë në paqe!

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irfan hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu irfan hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll