Aktualitet

Sali Berisha mesazh ngushëllimi për Kasem Hysenbelliun: Qëndoi burrërisht dhe i paepur kundër censurës. Uroj të gjej paqe

5 Dhjetor 2020, 15:21 Nga DOSJA
Sali Berisha mesazh ngushëllimi për Kasem Hysenbelliun: Qëndoi

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi pas ndarjes së parakohshme nga jeta të themeluesit të Fax Media Neës, Kasem Hysenbelli. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e përshkruan si një person të sjellshëm dhe të guximshëm, sakaq shton se, Kasemi qëndroi burrërisht dhe i paepur kundër censurës dhe për pavarësinë e medias qe ai drejtonte.

POSTIMI I PLOTË:

Mesazh ngushellimi!
Miq, Kasem Hysenbelliu, pronari dhe presidenti i Fax News, njeres prej mediave te reja me te hapura dhe me te pavarura ne 30 vitet e fundit, u nda nga jeta parakohe.
Kasemi Hysenbelliu ne veprimtarine e tij u perball me presione te shumta politike te kryecensorit te vendit dhe lakejve te tij, qe kerkonin ti vrisnin endrren fisnike te medies se lire. I sjellshem dhe i guximshem Kasemi qendroi burrerisht dhe i paepur kunder censures dhe per pavaresine e medias qe ai drejtonte. Me vizionin e tij te qarte ai arriti me sukses te themeloje dhe te ngreje shpjet nje media te lire, te pavarur, te respektuar nga publiku duke dhene keshtu nje kontribut te vertet ne transparencen, luften kunder cesures ne shkalle vendi dhe krijuar nje media te respektuar. Me kete rast shpreh nderimin tim te thelle per ndihmesen e tij te çmuar dhe ngushellimet e mia te ndjera familjes, miqve, te afermve dhe stafit te mediave qe ai drejtonte. Une lutem se bashku me ta qe shpirti i Kasemit te gjeje paqen e merituar. Amin!! sb. 

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sali berisha vdes kasem hysenbelliu sali berisha vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll