Aktualitet

Fitove shumë beteja në jetë!”/ Guvernatori Gent Sejko mesazh ngushëllimi për Kasem Hysenbelliun: U prehsh në paqe, miku

5 Dhjetor 2020, 15:16 Nga DOSJA
Fitove shumë beteja në jetë!”/ Guvernatori Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të televizionit ‘’Fax News’’, Kasem Hysenbelliun. Në një postim në rrjetet sociale, Sejko shkruan se Hysenbelliu fitoi shumë beteja në jetë dhe ishte një njeri i guximshëm duke u bërë model në fushën e medias dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ai i ka shprehur ngushëllime, familjes miqve dhe stafit që Hysenbelliu ka drejtuar ndër vite.

Mesazhi nga Guvernatori Sejko!

Shpreh hidhërimin dhe keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së mikut tonë Kasem Hysenbelli, i cili fitoi shumë beteja në jetë. Një njeri i guximshëm e me inisiativa në jetën publike, duke u bërë model në fushën e medias, pa kompromise dhe luftëtar i fjalës së lirë. Ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe, familjes, miqve dhe stafit të drejtuar nga z. Hysenbelli. U prehsh në paqe, miku im! “

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent sejko vdes kasem hysenbelliu gent sejko vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll