Aktualitet

FOTO/ Arrestohen tre shqiptarë në Itali, iu sekuestrohen 275 kg drogë në një kamion, mbi pako kishin të stampuar pamjen e

5 Dhjetor 2020, 13:38 Nga DOSJA
FOTO/ Arrestohen tre shqiptarë në Itali, iu sekuestrohen 275 kg

ITALI-Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e tre shqiptarëve, pasi janë akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, janë të moshës 26-vjeçare, 39-vjeçare dhe 45-vjeçare. Sakaq arrestimi i tyre është bërë nga operacioni i policisë në Rimini të Italisë, gjatë natës midis datës 3 dhe 4 dhjetor.

Gjatë operacionit, Skuadra Lëvizëse Rimini ka sekuestruar 275 kg drogë, nga të cilat ishin 160 kg hashash dhe 115 kg marijuanë. Gjithashtu, bëhet e ditur se droga ishte fshehur në një një kamion pas disa pakosh me detergjentë. Ndërsa, mbi pakot e drogës ishin stampuar figura nga programi televiziv ‘Valide’ dhe figura të serialit për fëmijë ‘Goku’.

(k.a/dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll